Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin janë duke mbyllur çdo lokal i cili nuk është duke respektuar masat anti-Covid, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.
Në mesin e këtyre lokaleve që është mbyllur në Prishtinë është edhe ai që menaxhohet nga deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi.
Për shkak të shkeljeve të masave anti-Covid, lokalit në fjalë i është vënë dryni, shkruan Gazeta Infokus.
Gazeta ka siguruar edhe fotografi, ku shihet letra e vendosur në derën e këtij lokali, e ku thuhet “Ndalohet përkohësisht veprimtaria”.