Të dielën që e lëmë pas, ka ndërruar jetë grua si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti me veturë që ka ndodhur me datë 23 Gusht të këtij viti.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur në fshatin Zym të Prizrenit dhe viktima nuk ka arritur që t’iu mbijetoj plagëve të shkaktuara, njofton Klan Kosova
Pasi që mjekët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës trupi i saj është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore me urdhër të prokurorit.