Nuk ka asgjë të paparashikueshme, LVV thjesht ka kontinuitet

Prishtinë | 11 Shk 2024 | 20:59 | Nga Milazim Krasniqi

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) si lëvizje politike është themeluar për t’iu kundërvënë prezencës ndërkombëtare në Kosovë. Cilës prezencë ndërkombëtare?

Sikundër dihet, nga qershori 1999 prezenca ndërkombëtare në Kosovë ka qenë me dominim absolut të Perëndimit. Prandaj LVV ka pasur që nga fillimi një frymë antiperëndimore. Atë frymë e ka bartë edhe në qeverisje.

Veprimet e pakoordinuara të qeverisë LVV-Kurti me SHBA-n, me NATO-n e me BE-në, kanë sjellë shumë probleme për Kosovën.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa kundër Kosovës, NATO pati suspenduar FSK-më nga manovrat e saj, SHBA u detyrua ta kritikonte qeverinë e Kosovës për vendimin për targat, për mënyrën e inaugurimt të kryetarëve të komunave në veri dhe së fundmi për vendimin e BQK-së për dinarin.

E vërteta është se tregohen naivë ata që kujtojnë se në Kosovë nuk ka një frymë autoktone të fuqishme antiperëndimore.

Në fakt, qeveria Kurti e ka përkrahjen kryesore pikërisht nga ajo frymë. Dy grupimet e mëdha ideologjike, marksistët (a majtistët) dhe ekstremistët fetarë, janë armiq ideologjikë të Perëndimit.

E pra, këto grupime janë dy minierat më të mëdha të votave të LVV. Thjesht, nuk ka asgjë të paparashikueshme, thjesht ka kontinuitet. Urime, suksese!

Të ngjashme