Nuk ka kapërcim fazash në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, thotë Hahn

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 18:06 | Nga

Procesi i integrimit për Ballkanin Perëndimor nuk ka kapërcim fazash është shprehur eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn.

Ai ka mbajtur një leksion në Vjenë ku ka folur për strategjinë e Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh dhe faktin se Austria merr presidencën e radhës së BE-së në korrik.

“Strategjia e Ballkanit Perëndimor është parë si një dokument i rëndësishëm për të risjellë në agjendë zgjerimin e Bashkimit Europian. Presidenca austriake është një dritare e rëndësishme mundësish”, ka thënë më tej Hahn.

Në fund të qershorit BE pritet të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme