Nuk ka prova kundër tij, Gjykata merr vendimin ndaj Klement Balilit

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Kelmend Balili do të qëndrojë në burg.

I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” doli këtë enjten para Gjykatës për Krimet e Rënda, ku u verifikua masa e sigurisë.

Në  një deklaratë  per mediat avokati i Balilit ështe shprehur se nuk ka porva qe impikojne klientin e tij per trafik drogem, ndersa tha se vete ai i ka mohuar keto akuza.

Më herët ndaj Balilit është caktuar masa e arrestit me burg, në mungesë. Dosja tashmë është dërguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prokuroria ka ngritur akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal, refuzim për deklarim të pasurisë dhe pastrim të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale.

Pas më shumë se dy vite në arrati, Balili u dorëzua në polici mëngjesin e së martës. Pasi u përcoll nga familjarët, Balili hipi në makinën tip Benz dhe iu drejtua vendit ku e priste kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, rreth 2 kilometra nga fshati Stjar, pranë vendit të njohur si ish-pularia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme