Nuk kishte vaksinë as test për COVID, shqiptari i ofron 30 euro policit për të kaluar në Kosovë, arrestohet

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas shqiptar, përderisa po kalonte kufirin nga Shqipëria në Kosovë, në dokumentet që ia dha zyrtarit policor kishte bashkangjitur 30 euro, njofton Klankosova.tv.

I pyetur nga zyrtari policor se pse i ka futur paratë, personi me inicialet A.B ka treguar se nuk e ka dëshminë për vaksinim dhe as testin anti-COVID, të cilat kërkohen, prandaj me qëllim për të kaluar kufirin i ka dhënë këto para.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti për “dhënie të ryshfetit, ndërsa personi i dyshuar të inervistohet dhe të dërgohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore”.

Të ngjashme