Nuk mund të jesh kundër UÇK-së e me Presidentin Biden

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 12:14 | Nga Faton Abdullahu

Është vështirë e kuptueshme se si disa mendojnë se në të njëjtën kohë sot në Kosovë mund të jenë kundër vlerave të luftës, kundër njerëzve kryesor të UÇK-së, por edhe të jenë pro amerikanë dhe konkretisht pro administratës së re Biden.

Këto dy vlera shkojnë bashkë, sepse janë të dëshmuara tash e me shumë se dy decenje se janë të një brumi politik, ideologjik dhe të një koncepti të demokracisë e lirisë.

Nuk mund të jesh tinza kundër UÇK-së e haptas pro Bidenit, sepse vlerat e luftës janë ashiqare në themelet e shtetit për të cilin Biden (bile edhe djali i tij) ka kontribuar shumë për shumë vite e me shumë veprime e qëndrime.

Jemi në sprovë si shoqëri, si shtet e si shqiptarë për ta dëshmuar edhe një herë se kjo është plotësisht e vërtetë, se kjo është ana e drejtë e historisë dhe ne jemi aty.

Të ngjashme