Nuk përfilli urdhrat e vazhdoi të shtyhet me veturën e Policisë, arrestohet vozitsi në Gjakovë

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Një vozitës është arrestuar pasi nuk i ka përfillur urdhrat e policit për të lëvizur veturën prapa dhe ka vazhduar duke u shtyrë me veturën e policit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babaj i Bokes në Gjakovë.

Ai tha se i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Sot me date 06.05.2022 rreth orës 12:00 ne fsh. Babaj i Bokes, derisa zyrtarët policor kane qenë të angazhuar sipas detyres zyrtare ne rregullimin e komunikacionit. I dyshuari ka refuzuar te përfill urdhërin e zyrtarit policor për te lëvizur prapa me automjet dhe ne kundërshtim me urdhrat e dhënë nga zyrtaret policor dhe i dyshuari ka vazhduar lëvizjen para duke e shtyrë me automjet zyrtarin policor. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar ne stacion policor, eshtë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari mbahet në ndalim policor për 48 orë”, tha Xhurkaj.

Të ngjashme