Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, gazetarja amerikane Valerie Pelsch foli edhe për marrëveshjen e Demarkacionit dhe për premtimet për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Jetoj këtu tash e tri vjet dhe nuk është bërë progres kritik në këtë çështje, për të cilën mendoj se do t’i përmirësonte kushtet e jetesës për shtetasit, që të mund të udhëtojnë lirisht”, tha jo duk shtuar se janë bërë shumë premtime nga liderët gjatë vitit, por edhe sot kosovarët nuk mund të udhëtojnë lirisht në pjesët e tjera të Evropës. Kjo është ekstremisht frustruese për shtetasit.
“Mendoj se njerëzit janë të ngopur duke dëgjuar premtime, që janë bërë gjatë fushatave, se liberalizimi i vizave do të ndodhë, nën udhëheqjen e kandidatit të caktuar. Për shembull, Haradinaj u tha shtetasve se nëse ai zgjedhjet kryeministër i ardhshëm, atëherë ata do të udhëtojnë pa viza brenda 90 ditëve. Por, natyrisht, kjo kurrë nuk ka ndodhur”, përfundoi Pelsch.