Numërohen 100 % të votave, Deçani mbetet bastion i AAK-së

Deçan | 23 Tet 2017 | 14:33 | Nga

Deçani vazhdon të mbetet një bastion i palëkundur i AAK-së.

Me këtë komunë do të qeverisë sërish partia e Ramush Haradinajt, me kandidatin Bashkim Ramosaj, njofton Klan Kosova.

Në rezultatet e KQZ-së që tregohet se tashmë janë numëruar 100 % të votave del se Ramosaj ka fituar 64,36%.

Pas Ramosajt, i dyti ka dalë Mal Lokaj nga LDK-ja me 16,34%, pas tij, Zekë Sinanaj me 13,01%.

Tabelën me rezultatet pas numërimit të votave 100 % në këtë komunë.

KQZ ka bërë të ditur se dalja e votuesve në Deçan ishte 38,55%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme