Numri i rasteve me COVID-19 në Lojërat Olimpike rritet në 71

Prishtinë | 20 Kor 2021 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Tre ditë para se të zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, nivelet e rasteve të koronavirusit po vazhdojnë të rriten. Tani ka pasur 71 raste pozitive që janë të lidhura drejtpërdrejt me Lojërat Olimpike, një shifër që nuk ka ndaluar së rrituri që nga fillimi i korrikut, megjithë masat e rrepta të zbatuara nga qeveria japoneze.

Këtë të hënë, rezultoi me COVID-19 lojtari çek i ekipi të volejbollit në plazh Ondej Perusic, i cili tani do të humbasë ndeshjen hapëse kundër Japonisë më 24 gusht, me Komitetin Olimpik Çek që kërkon shtyrjen e ndeshjes.

Perusic, i cili është vaksinuar dy herë dhe është asimptomatik, bëhet atleti i tretë nga Fshati Olimpik që rezulton pozitiv për COVID-19, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

“Unë ende nuk e shoh atë si fundin e botës dhe patjetër që nuk e konsideroj si diçka tragjike, sepse ishte shumë më e rëndësishme për mua personalisht që ne të kualifikoheshim për Lojërat Olimpike dhe t’i provoja vetes se mundem bëje atë”, tha Perusic.

Shefi i komitetit olimpik çek, Martin Doktor, zbuloi se organizata po studionte mundësi të tjera që do të lejonin Perusic të hynte në garë më vonë, sipas rregullave.

Gjithashtu doli të hënën që Kara Eaker, një rezervë për ekipin e gjimnastikës artistike të grave të Shteteve të Bashkuara, ishte testuar pozitivisht, megjithëse në rastin e saj ajo nuk është ende në Fshatin Olimpik. Leanne Wong, gjithashtu një rezervë, po izolon pasi konsiderohet si një kontakt i ngushtë.

Organizatorët kanë konfirmuar këtë të Martë nëntë infeksione të tjera në Japoni midis njerëzve që kanë të bëjnë me Lojërat që nga 1 Korriku.

Dy futbollistë të Afrikës së Jugut, Thabiso Monyane dhe Kamohelo Mahlatsi, ishin atletët e parë të Tokyo 2020 që rezultuan pozitiv me COVID-19 brenda fshatit.

Të ngjashme