Numri i shtetasve tajlandezë të vrarë në Izrael shkon në 28

Prishtinë | 15 Tet 2023 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Numri i shtetasve tajlandez të vrarë që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ka shkuar në 28, tha të dielën Ministria e Jashtme e Tajlandës.

Numri i tajlandezëve të plagosur mbetet në 16, ndërsa 17 tani besohet se janë marrë peng, sipas ministrisë.

Midis shumë shtetasve të huaj të vrarë dhe të kapur nga Hamasi ishin punëtorë migrantë nga Azia të punësuar në sektorët e bujqësisë, ndërtimit dhe shëndetësisë të Izraelit.

Shumica e këtyre punëtorëve vijnë nga familje të varfra, rurale dhe nuk kanë lidhje familjare as me Izraelin, as me territoret palestineze.

Të paktën 10 studentë të bujqësisë, shtatas të Nepalit u vranë kur militantët e Hamasit sulmuan kibbutz-in Alumim, një komunitet agrar pranë Gazës, dhe një tjetër nepalez është zhdukur, tha ambasadori i Nepalit në Izrael për CNN, transmeton Klankosova.tv.

Dy filipinas u vranë gjithashtu, sipas qeverisë së Filipineve.

Të ngjashme