Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në jug të Libanit gjatë ditës së sotme është rritur në 16, sipas mbrojtjes civile të Libanit.
Siç është raportuar më herët, sulme janë regjistruar gjatë natës dhe në mëngjes në zonën e Nabatieh.
Në një deklaratë, mbrojtja civile e Libanit thotë: “Që nga orët e para të mëngjesit, personeli nga qendra të ndryshme të Mbrojtjes Civile në distriktin rajonal të Nabatieh ka qenë duke kryer operacione evakuimi, transporti dhe reagimi emergjent si pasojë e sulmeve të vazhdueshme që po godasin zonën.”
Në deklaratë shtohet se 47 persona janë nxjerrë në vend të sigurt, ndërsa 16 kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur.