Numri i rasteve me kancer është rritur për 80 për qind pas luftës

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 10:19 | Nga
Profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, ka bërë të ditur se pas një hulumtimi me studentë kanë ardhur në përfundim se rastet e kancerit të gjakut janë shtuar për 80 për qind pas luftës në Kosovë.
“Ne hulumtim na doli se incidenca ( numri i rasteve ne 100.000 banore) ne periudhën 2012-2015 është 80% me e madhe krahasuar me periudhën 1995 – 1998. Kur analizuam sëmundjet na doli se prej te gjitha kancereve te gjakut incidenca e leukemisë është rritur për 66.2% ndërsa incidenca e lymfomave është rritur për 75%”, ka bërë të ditur profesoresha, transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtimi është zhvilluar në Klinikën Interne dhe atë të Pediatrisë në QKUK.

“Qëllimi i këtij hulumtimi është verifikimi i rritjes se kancereve te gjakut te cilën te gjithë po e shohim por edhe hulumtimi i lidhshmërie ne mes te kancereve te gjakut numrit te vendeve te goditura me uranium te varfëruar”.

Të dhënat e publikuara deri më tani janë vetëm në vija të trasha, ndërsa pritet të publikohet i tërë hulumtimi në ditët në vazhdim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme