Qendra e Greqisë është përfshirë nga një valë e fortë rreshjesh dhe stuhish që kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona.
Tashmë numri i viktimave ka shkuar në 14 dhe janë disa të tjerë të zhdukur.
Kryeministri Tsipras më herët bëri thirrje për angazhim maksimal në përballimin e situatës, ndërkohë ngushëlloi edhe familjarët e viktimave.
Por, ky nuk është i vetmi lajm i keq për Greqinë, pasi shërbimi meterologjik grek thotë se situata e përkeqësuar me reshje dhe stuhi të forta do të vazhdojë deri në fundjavë, me një zhvendosje të lehtë drejt veriut.
https://youtu.be/oyR1nhyvnCw