Nura e Lushtaku: Projekti ynë për Rezallën, do ta shndërrojë këtë qendër në një atraktivitet të kohës

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 22:56 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt bashkë me kryetarin e degës së PDK-së, Sami Lushtaku kanë plan konkret për të kthyer Rezallën në një qendër më atraktive dhe me palestër moderne sportive.

Sipas Nurës, Rezalla do të jetë simbol i fshatit dhe i banorëve me traditë të pasur.

Postimi i plotë:

Kemi plan konkret për të kthyer Rezallën nga një fshat që është lënë në harresë, në një nga subqendrat më atraktive, me objekte bashkëkohore të shfrytëzueshme, me palestër moderne sportive. Investime në bazë të planit të hartuar në fusha sportive, infrastrukturë përcjellëse në qendër të Rezallës. Qendra e Rezallës do të jetë simbol I fshatit dhe I banorëve me traditë të pasur që kanë, dhe e kanë trashëguar brez pas brezi. Plani ynë do t’u ofrojë banorëve të vyeshëm dhe trima të Rezallës, mundësi dhe kushte për të jetuar më me dinjitet. Projekti ynë për Rezallën, do ta shndërrojë këtë qendër në një atraktivitet të kohës. #PDKNUKTHYHET

https://www.facebook.com/watch/?v=2729325930701541

Të ngjashme