Nura: Kjo është e vërteta e fotografisë së Hashim Thaçit me Adem Jasharin

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 23:37 | Nga Ekonomia Online

Ish-gjenerali i UÇK-së, Jakup Nura, ka rrëfyer për herë të parë historinë e fotos së ish-përfaqësuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, me komandantin legjendar, Adem Jashari.

Nura tregon që ai vetë e kishte shkrepur atë fotografi.

“Në anën e djathtë është Hashimi. Është në shkallët e shtëpisë së një oficeri në Tiranë. Foton ku është Ademi me Hashim e kam shkrepur unë. E kam dëgjuar që kanë thënë se është fallc, por nuk është. E kam bërë unë. I ka gjymtyrët e gjatë. Unë i kam dhënë atë foto Thaçit, se ai nuk e ka pasur”.

Ai ka treguar se fotografia është shkrepur në dhomën ku kanë banuar, për disa muaj, ai dhe Adem Jashari, në kryeqytetin shqiptar.

“Është ruajtur ajo foto, e pastaj ua kemi dhënë. Çdo herë dikush del e thotë se nuk është. Por në dhomën ku kemi banuar unë e Ademi pas një katër muajve, bile këtu është në krevatin e Ademit”.

“Gjithmonë është dikush që kundërshton. Filloi si kundërshti politike. Por pastaj njerëzit nuk deshën të pranonin diçka të tillë. Por faktet nuk mund t’i kundërshtojë askush”, tregoi ai në T7.

“Kapelat kanë qenë të Ushtrisë Shqiptare”, përfundoi Nura.

Të ngjashme