Nushi: Nepotizmi i VV-së i frikshëm, po sillen “si n’bahçe t’babës”

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Nol Nushi, nga Partia Socialdemokrate, kritikoi atë që ai e quajti nepotizëm të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.

Shkas për këtë kritikë, ai mori nga punësimi i gruas së ish-ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishit, si këshilltare e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Nushi tha se nepotizmi i zhvilluar nga partia në pushtet është i frikshëm.

“Përpara kur kanë bërë kështu kanë thënë: ‘Çka ka lidhje, është djalë dëshmori’, ‘Për qeta kemi luftuar’… More këta as s’kanë luftuar as kurrgjë s’kanë bërë edhe janë duke grabitë pozita, janë duke u sjellë “si n’bahçe t’babës”, dhe qytetarëve ka filluar me iu duk sikur normale”, deklaroi Nushi në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova.

Të ngjashme