Një grua ka raportuar dje në polici vjehrrën e saj për dhunë psikike dhe burrin e saj për dhunë fizike të ushtruar ndaj saj.
Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa të dyshuarit janë liruar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë, 19.03.2022 – 10:30. Viktima femër kosovar e ka raportuar se në banesën e saj, vjehrra e saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj, ndërsa bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.