Nxënësit e drejtimeve profesionale do të kryejnë praktikën në bizneset e Suharekës

Suharekë | 07 Sht 2017 | 20:16 | Nga

Kryetari i Qendrës së Biznesit, Shaqir Palushi, dhe Drejtori i Arsimit, Sherif Berisha, kanë nënshkruar marrëveshjen për kryerjen e praktikës profesionale nga nxënësit në bizneset e Komunës së Suharekës.

Nxënësit e Shkollës së Mesme “Shkender Luarasi” dhe ata të Shkollës së Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj” tash e tutje në drejtimet e tyre profesionale punën praktike do ta kryejnë në bizneset e komunës.

Anëtarët e Qendrës së Biznesit e përkrahen një iniciativë të tillë dhe u zotuan se do të pranojnë nxënës sipas profileve dhe nevojës që kanë.

Të ngjashme