Nxënësit e shkollës “Nazim Gafurri” mësojnë xhudon, ky sport vlerësohet ambasadori më i mirë

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 14:43 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Xhudos së Kosovës, në bashkëpunim me klubin “Polici”, të hënën kanë organizuar disa aktivitete sportive në ShMFU “Nazim Gafurri”, në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, që ka për qëllim promovimin e sportit të xhudos, raporton Ekonomia Online.

Në sallën sportive të kësaj shkolle, trajneri Kastriot Cena demonstroi para nxënëseve teknika të xhudos.

Në bashkëbisedim më nxënësit u dhanë njohuri e praktika rreth Xhudos, sport ku që aktualisht po shënon sukseset më të mëdhaja në arenën ndërkombëtare.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Ardiana Makolli, tha se iniciativa të tilla janë të mirëseardhura, ndërsa këtë sport e quajti ambasadorin më të mirë në botë.  

“Ne si shkollë i mirëpresim iniciativat e  tilla. Sa i përket sportit janë bërë aktivitete të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të futbollit e sidomos tek vajzat  mirëpo për xhudo është hera e parë. Ne e dimë që xhudo kohët e fundit është njëri nga ambasadorët më të mirë, përfaqësues i joni si shtet. Është iniciativë e mirë për arsye se fëmijët tanë njihen me të që në hapat e parë. Besoj që do vazhdojnë e duhet të përkrahen, nxënësit që gravitojnë shkollën tonë janë me status të ulët socio ekonomik, e kjo është mundësie  mirë që të zbulohen talentet e rinj por edhe zhvillimi i nxënësve”, tha Makolli.

Të ngjashme