Ngacmimet, përqeshjet, paragjykimet janë sjellje jo të rralla të nxënësve, kolegëve të tyre me nevoja të veçanta, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kundër këtij fenomeni janë mobilizuar nxënësit e shkollës së vetme të verbër dhe me të parë të dëmtuar në Kosovë, qendra burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda” në Pejë.
Ata kanë nisur realizimin e një projekti sensibilizues dhe vetëdijesues në shkollat e Pejës dhe të Istogut. Një grup prej nëntë nxënësve të kësaj shkolle, prej tyre disa të verbër e disa me të parë të dëmtuar, po shpërndajnë mesazhet e tyre në shkollat e këtyre dy komunave me projektin kundër ngacmimeve nëpër shkolla të personave me nevoja të veçanta, që po mbështetet nga organizata UNICEF/Inovation Lab Kosova dhe PEN.
Fatlum Leku, me dëmtime në të parë, nxënës i klasës së dhjetë në shkollën “Xheladin Deda”, është njëri prej nëntë nxënësve që po e realizojnë këtë projekt.