Nxënësit kosovarë me medalje në Kenia

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 18:16 | Nga

Në Olimpiadën Ndërkombëtare që përfundoi sot në Nairobi te Kenias, nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi” nga Prishtina u stolisën me medalje të argjendta dhe të bronzta. Olimpiada “Golden Climate” që organizohet çdo vit, kësaj radhe kishte mbledhur nxënës nga mbi 20 shtete të botës.

Të prirë nga profesoresha Anda Mustafa, nxënësit Djellza Hoti, Amara Sejdiu, Endrit Thaçi, Tahir Zogaj, Endrit Sylejmani dhe Erland Tulla, treguan suksese në projektet konkurruese lidhur me “energjinë e gjelbër” dhe izolimet.

Gjithashtu, dje në kuadër të ditës së kukturës, nxënësit nga Kosova, denjësisht përfaqësuan kulturën dhe traditën shqiptare.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme