Nxënësit në Mitrovicë sajojnë arsye për të ikur nga shkolla

Mitrovicë | 07 Shk 2018 | 10:36 | Nga

Disa nxënës në Shkollën e Mesme “Frang Bardhi”, në Mitrovicë, kanë shprehur shqetësimet në lidhje me një erë, e cila sipas tyre po e pamundësonte qëndrimin në klasë.

Por, ajo erë në formë të gazit siç duket ishte vetëm një arsyetim i këtyre nxënësve për të mos qëndruar në shkollë.

Kështu është bërë e ditur nga Avni Zahiti, nga zyra për Informim e Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.

“Policia ka dal në vendin e ngjarjes, nuk ka ndonjë mjet të dyshimtë përmes të cilit do të mund të ngrisnim vepër penale”.

“Nxënësit si gjithherë kanë improvizuar duke thënë se era në klasë po vije si gaz, dhe kjo ka qenë vetëm për të ikur prej orëve për të pirë kafe”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme