Nxënësja e raporton në Polici mësuesin për rrahje

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhunës në shkollë ka ndodh në Podujevë, ku një nxënëse ka marrë lëndim të lehtë trupor.

“Viktima moshë e mitur nxënëse e shkollës fillore, femër K/Shqiptare,  ka njoftuar  se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mësimdhënësi i saj mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme