Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka pranuar një donacion me tableta dhe pajisje shkollore nga banka Raiffeisen, për fëmijët e familjeve me vështirësi ekonomike.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësueses nga ministria e Arsimit nga komuna, banka Raiffeisen
Xhemile Thaçi Vezgishi, drejtoreshë në Drejtorinë e Arsimit në këtë komunë tha se kjo është një ndihmë e mirëseardhur.
Ajo ka thënë se ka kërkesa për pajisje edhe për nxënës të tjerë
“Shpresojmë që bashkëpunimi jonë do të vazhdojë tutje dhe të gëzojmë mbështetjen e këtyre organizatave. Ka kërkesa për pajisje të tilla dhe se si DKA janë duke bërë përpjekje që të sigurojnë pajisje për të gjithë nxënësit”, tha ajo.