Nxirret nga deti mjeti lundrues i 22-vjeçarit që humbi jetën pas përplasjes me skafin e Policisë në Ksamil

Prishtinë | 16 Qer 2026 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Mjeti lundrues me të cilin u aksidentua tragjikisht 22-vjeçari Albiano Kreçi në Ksamil, është nxjerrë nga deti një ditë pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën të riut.

Mjeti ishte fundosur pas përplasjes me skafin e Policisë Kufitare, i cili ndodhej i stacionuar rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur i riu, duke lundruar me shpejtësi, u përplas me mjetin e Policisë Kufitare.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 22-vjeçari humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të lënduar dhe u dërguan në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore./A2Cnn

Të ngjashme