Nxirret nga Lepenci vetura e familjes kosovare, me dy trupa brenda

Prishtinë | 18 Qer 2023 | 19:40 | Nga Ekonomia Online


Vetura e nxjerrë nga ujërat e lumit Lepenc, në territorin e Maqedonisë së Veriut, është BMW me targa të Kosovës.

Siç informon Klan Maqedonia brenda automjetit duken dy trupa njerëzish.

“Nga këtu shoh dy trupa njerëzish. Trupin e tretë do e shohim kur të afrohet vetura dhe të fillojë punën prokuroria”, tha gazetari i këtij mediumi, në edicionin e lajmeve.

Bëhet fjalë për veturën e familjes Pacolli nga Kosova.

Të ngjashme