Sami Hoti, Valon Krasniqi, Frashër Kroni, Albert Perzhaku dhe Ardian Krasniqi, që të gjithë zyrtarë policorë do të përballen me drejtësinë, pasi që ndaj tyre rëndon aktakuza për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Ata, sipas aktakuzës që ka arritur ta sigurojë “Front Online” dyshohet se 16 korrik të vitit 2020, në Prizren, me automjetin e tyre zyrtar, në cilësi të personave zyrtarë, keqpërdoren detyrën zyrtare dhe autorizimet e tyre, i keqtrajtuan, frikësuan dhe fyen rëndë dinjitetin e 4 personave, të cilët nuk kishin vendosur maskat si masë mbrojtës ndaj Covid-19.
Të gjitha këto akuza lidhen me keqtrajtimin që zyrtarët në fjalë dyshohet se ua bënë të dëmtuarve: I.K,L.K,E.K dhe N.D.
Në aktakuzë thuhet se derisa të dëmtuarit u futen në veturën e policisë dhe po transportoheshin për në stacionin policor “Alfa” në Prizren, të dëmtuarit ishin me pranga në duar, zyrtarët policorë i fyen dhe shanë me fjalë shumë të rënda.
Fyerje, sharje, rrahje/ Ja çfarë përmendet në aktakuzën ndaj 5 policëve që keqtrajtuan qytetarët
“Vec mshele gojën, kujna i sjellshe pare robt në p.. ti q..”, “o ka me të myt krejt qetash”, “oj lopë, oj lopë e gjallë”, kanë qenë disa prej fjalëve fyese të zyrtarëve policorë derisa kanë vazhduar me goditje e maltretime.
Në aktakuzë poashtu thuhet se janë dëgjuar edhe rënkimet e të dëmtuarve, të provuara si në audio incizime të publikuara në portale me datë 25.06.2021, raporton Front Online.
Viktima I.K (emër i njohur për redaksinë), sipas aktakuzës nga lëndimet që ka marrë gjatë rrahjes nga zyrtarët policorë ka pësuar kontuzione në qafë dhe në krahun e majtë, si dhe konjuktivititi traumatik të syve, të shkaktuara nga goditja e ndonjë mjeti të fortë.
Dëshmitarja: Kam parë momentin kur polici goditi në kokë vëllain tim
Në aktakuzë përmendet edhe dëshmia e një dëshmitareje SH.K (emër i njohur për redaksinë), e cila pretendohet se ka parë rrjedhën e ngjarjes.
Ajo thotë se e ka parë zyrtarin policor i cili cili ka goditur furishëm në pjesën e faqes dhe kokës të dëmtuarin, vëllain e saj E.K.
“Në kombin e policisë për një moment polici ka ngritur dorën dhe me shuplak ka goditur furishëm në pjesën e faqes dhe pjesën e kokës vëllain tim, nuk kam arritur ta xhiroj këtë pjesë, mirëpo dëgjohet në xhirim reagimi im i furishëm dhe momenti kur kam bërtitur përkitazi me këtë sjellje-goditje të policit ndaj vëllait tim”, thuhet në dëshminë e saj.
Qytetari që dyshohet se u rrah nga policët: Jam alivanosur dy herë
Të dëmtuarit në dëshmitë e tyre kanë përmendur torturë që ua bënë policët deri ën stacionin e policisë.
I.K, më i moshuari nga viktimat që dyshohet se u rrahën nga zyrtarët policorë bashkë me dy djemtë e tij, kanë treguar keqtrajtimin që u është bërë atyre deri në stacionin e policisë “Alfa”, në Prizren.
Ai në dëshminë e tij, tregon se dy herë nga goditjet që ka marrë është alivanosuar.
“Nga goditjet e vazhdueshme të policëve, sidomos të policit Sami dhe atë në pjesën e kokës, qafës dhe në veshka, dy herë jam alivanos, pra kam humb vetëdijen, kam qenë i lënduar, ngase sot e kësaj ditë ndjejë dhimbje në pjesën e qafës dhe kam marramendje të herëpashershme dhe harresë”, thuhet në dëshminë e të dëmtuarit.
Zyrtarët policorë me version ndryshe: Nuk pati dhunë e as sharje gjatë transferimit të të arrestuarve
Zyrtarët Policorë kanë dhënë tjetër version nga ngjarja e ndodhur më 16/07/2020 .
Ata në dëshmitë e tyre thonë se sharjet dhe moszbatimi i urdhrave të policisë ka nisur nga pronari i lokalit, tanimë i dëmtuari, dy djemtë e tij dhe kamarieri.
Sipas dëshmisë së zyrtarëve policorë, thuhet se këta qytetarët kanë refuzuar të vendosin maskat dhe t’iu binden urdhrave të tyre.
Ata kanë hedhur poshtë të gjitha pretendimet se viktimat në fjalë janë rrahur e keqtrajtuar në furgonin e policisë dhe më pas edhe në stacionin e policisë.
Zyrtarët policorë përveç që treguan muskujt ndaj qytetarëve duarlidhur, ata pareshtur i fyen e i poshtëruan, duke iu kërkuar edhe që të rriheshin “fer”.
“I.K nuk kishte maskë, jemi ndalur dhe i kemi kërkuar dokumentet. Ai na tha ‘kush jeni ju, nuk i ja’, pastaj ka ardhur djali i tij duke ia vendosur maskën me zor, por I.K tha ‘ nuk e ngjes maskën se para shtëpisë sime bëj cka të du, sum ha k… për ju’, pastaj ka ardhur djali i tij i dytë duke vazhduar me opfendime ndaj neve”, thuhet në dëshminë e zyrtarit policor, Ardian Krasniqi.
Skandaloze/ Forenzika s’mund ta bëjë krahasimin e zërave të të dyshuarve, i skadon licenca programit
Prokurori i shtetit, lidhur me CD me audio incizime, ka caktuar Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, që të bëjnë identifikimin e folësve/personave që janë incizuar, ku dëgjohen të dyshuarit duke folur brenda veturës së policisë, të cilët i kanë keqtrajtuar të dëmtuarit, mirëpo në Raportin e ekspertimit është konstatuar se edhe pse dëshmisë i mungojnë mostrat e zërit për krahasimin e të dyshuarve, dëshmia nuk mund të ekzaminohet ngase programi Forenzik Batovx për krahasimin e zërit të folësve i ka skaduar licenca dhe nuk mund të përdoret, ndërsa aktualisht Divizioni i Imazhit Dixhital, Videos dhe Audios në AKF nuk ekzaminon rastet apo dëshmitë që kanë për procedim krahasimin e audios (zërit të folësve).
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
E gjithë ngjarja ka ndodhur më 16 korrik të 2020-tes rreth orën 11:00, në Prizren në lokalin e të dëmtuarve, ku më pas u arrestuan pronari me dy djemtë e tij dhe kamarieri.
Pas publikimit të pamjeve në portale, gati 1 vit më vonë, u bë edhe arrestimi dhe suspendimi i policëve.
Mw 31 dhjetor tw vitit 2021, Prokuroria Themelore në Prizren, ngriti aktakuzë ndaj policëve të Njësisë Speciale të Policisë në Prizren, të cilët akuzohen se torturuan dhe keqtrajtuan qytetarët./Front Online/