Obama akuzon Trumpin: Po sulmon demokracinë dhe të drejtën e votës

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti amerikan Barack Obama akuzoi republikanët në pushtet për sulm ndaj demokracisë. Gjatë një fjalimi në funeralin e aktivistit të të drejtave civile John Lewis, Obama tha se administrata po sulmonte të drejtën e votës me saktësi kirurgjikale dhe kërkoi reforma të gjera.

“Ata që janë në pushtet po bëjnë të pamundurën për të dekurajuar qytetarët të votojnë, duke mbyllur qendrat e votimit, duke shënjestruar minoritetet dhe studentët me ligje kufizuese e duke sulmuar të drejtën për votë më saktësi kirurgjikale”, u shpreh Obama.

Lewis humbi jetën si pasojë e kancerit në moshën 80-vjeçare, më herët gjatë muajit. Ai ishte një prej 6 të mëdhenjve sa i përket aktivizimit civil, bashkë me Martin Lutherkingun dhe ka ndihmuar në organizmin e marshimit historik të viti 1963 në Uashington.

Në elegjinë me tonë të ashpra në një kishë të qyteti të Atlant-as, ish-presidenti Obama sulmoi pasardhësin e tij edhe për dhunën policore ndaj personave me ngjyrë dhe shtypjen e protestave paqësore.

Obama theksoi rolin e shërbimit postar në zgjedhjet e zhvilluara mes pandemisë së koronavirusit. Më herët gjatë se enjtes, Trump sugjeroi shtyrjen e votimit dhe tha pa cituar prova se votimi postar mund të prekej nga manipulimi. Ndërsa i bëri homazh Lewis, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ai ishte bërë presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara pikërisht për shkak të luftës se kongresmenit për amerikanët me ngjyrë./A2CNN

Të ngjashme