Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, i ka bërë thirrje botës që të ngrihet për tolerancë, modernizim dhe respektimin e tjerëve – duke paralajmëruar se politikat sektare mund të çojnë drejt kaosit dhe dhunës.
Obama ka theksuar se disa vende e kanë adaptuar një lloj nacionalizmi agresiv dhe e kanë rritur zemërimin dhe palumturin me grupet e minoriteteve. Ai i bëri këto komente gjatë një fjalimi dje në Indonezi.
“Ka një kohë që është e qartë se bota gjendet në udhëkryq. Në një pikë ndryshimi,” ka thënë Obama, duke i treguar një turme në Xhakarta tregime se sa shumë është përmirësuar kryeqyteti qëkur kishte jetuar ai si fëmijë atje.
“Nëse nuk ngrihemi për tolerancën dhe modernizimi dhe respektimin e tjerëve, nëse fillojmë të dyshojmë në veten tonë dhe në gjithë atë që e kemi arritur, atëherë shumica e përparimit që e kemi bërë nuk do të vazhdojë,” ka thënë ai.