Obiliqi nderon dëshmorët në Ditën e Çlirimit

Obiliq | 14 Qer 2017 | 12:55 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Obiliqit ka nderuar dëshmorët në Ditën e Çlirimit. Kryetari i komunës Xhafer Gashi tha se janë mirënjohës ndaj veprës së atyre që dhanë jetën, që sot qytetarët e Kosovës të jenë të lirë.

Gjithashtu ai vlerësoi edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë që ndihmuan në çlirimin e vendit, raporton Ekonomia Online.

“Jemi shumë mirënjohës që lirisë sonë iu bashkuan edhe miqtë ndërkombëtar dhe ne sot jemi shumë mirënjohës ndaj sakrificës së atyre që dhanë jetën, që ne sot po e gëzojmë lirinë”, ka thënë kryetari Gashi.

Ndërsa, profesor Fetah Berisha, uroi që ditët në vijim të jenë edhe më të suksesshme se këto deri tash.

“Kam nderin që në emër të shkollës ‘Ibrahim Rugova’ të urojmë qytetarët e Obiliqit për Ditën e Çlirimit”, theksoi Berisha.

Nxënësit e kësaj shkolle i dhuruan kryetarit të Obiliqit emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për nderë të kësaj dite dhe kontributit që ai ka dhënë me pjesëmarrjen e tij në luftën çlirimtare.

Pas tubimit në Kuvendin Komunal, kryetari Gashi së bashku me asamblistë e qytetarë bënë homazhe para pllakës përkujtimore të dëshmorëve në qendër të Obiliqit.

Me një minutë heshtje ata nderuan veprën e komandantit Adem Jashari para bustit të tij te palestra e sporteve e cila mbanë emrin e tij.

Të ngjashme