Obsesioni i Kolumbisë për çiklizmin

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 15:15 | Nga

Çdo të diel në Bogota, rrugët “vlojnë” nga numri i madh i çiklistëve që enden nëpër shtigjet e tyre.

Prej mesit të viteve të 70-ta, kryeqyteti i Kolumbisë ka mbyllur më shumë se 100 kilometra rrugë për shoferët, duke liruar vend për çiklistët, këmbësorët apo vrapuesit gjatë fundjavave. Kjo është quajtur si “ngjarja më e suksesshme rekreative në botë”, shkruan Koha Ditore.

Çiklizmi është i rrënjosur thellë në kulturën kolumbiane, një komb i njohur për obsesionin ndaj sportit. Është një pasion që ka ndihmuar të ushqejë një numër konkurrentësh në sportin e çiklizmit, veçanërisht Nairo Quintanan për “Tour de France” – garën më të rëndësishme të kalendarit të këtij sporti.

Edicioni i 105-të i kësaj gare ka nisur vikendin e shkuar (7 korrik), prej rajonit Vende në perëndim të Francës për të përfunduar më 29 korrik në Paris.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme