OBSh-ja dhe Banka Botërore ndihmojnë Kosovën me rreth 15 milionë euro për luftimin e Coronavirusit

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 17:05 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore do të ndihmojnë Kosovën me rreth 15 milionë euro për luftimin e Coronavirusit. Kështu ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

“Javën që vjen do të vijë një kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion nga OBSH-ja. Gjithashtu sot jemi njoftuar nga OBSH-ja se janë ndarë 7 milionë euro që do të ndihmojnë furnizimet në institucionet shëndetësore të çdo niveli. Banka Botërore ka ofruar mbështetje në aktivitetin ndaj masave kundër Covid 19 me vlerë prej 7.9 milionë euro”, ka thënë Vitia.

Vitia ka bërë me dije se Qeveria ka alokuar 6 milionë euro për shfrytëzim të menjëhershëm prej shumës prej 10 milionë eurove,  për zbatimin e aktiviteteve të përfshira në planin e veprimit kundër Coronavirusit për të siguruar masa mbrojtëse për personelin shëndetësor, furnizimin e QKMF-ve nëpër komuna dhe shërbimet tjera mbështetëse.

Të ngjashme