Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, gjatë takimit me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, kanë biseduar për zhvillimet e tanishme në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Këtë e ka bërë të ditur, Limaj, në llogarinë e tij në Facebook, ku ka shkruar se e ka njoftuar ambasadorin për angazhimet e tyre në kuadër të fillimit të fazës finale të dialogut me Serbinë.
“Pala kosovare në këtë dialog hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar zëvendëskryeministri.
Ai ka njoftuar se ambasadori O’Connell ka ofruar mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
“Mirënjohje Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës dhe proceseve nëpër të cilat po kalon vendi”, shkruan më tej Limaj.
arreveshja