Hoti dhe O’Connell: Zgjedhja e drejtorit të Doganës, shembull i mirë

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 15:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, kanë mbajtur sot një konferencë për medie ku kanë folur për procesin e përzgjedhjes së drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Ata e kanë vlerësuar këtë proces si shumë transparent, fer dhe në përputhje me ligjin. Ambasadori O’Connell tha se ky proces duhet të bëhet shembull për rekrutimin e personave në pozita të larta shtetërore, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, përmes këtij procesi është emëruar Bahri Berisha si kandidat me përvojën e duhur dhe profesionalizëm në këtë fushë. “Siç e dini, ndonjëherë jam mjaft kritik ndaj Qeverisë kur ka gjëra për ta kritikuar. Por, që nga fillimi për këtë projekt kam thënë që suksesi varet vetëm nga vullneti politik i institucioneve të Kosovës. Ne mundemi ta mbajmë procesin teknik, por në fund të ditës duhet të ketë vullnet politik prej Kosovës për të treguar se Kosova është e gatshme për të emëruar kandidatët më të mirë. Me këtë vendim të kryeministrit, me rekomandim të ministrit të Financave është emëruar kandidati i cili ka dalë i pari në një proces transparent dhe fer në përputhje me ligjin”.

Edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, theksoi se përzgjedhja e drejtorit të ri të doganës është bërë përmes një procesi komplet transparent.

Ai bëri të ditur se më datë 15 shtator 2016 në përputhje me Kodin Doganor dhe Akcizave të Republikës së Kosovës,  Ministria e Financave e ka shpallur konkursin për emërimin e drejtorit të Doganës, i cili konkurs ka qenë i hapur deri më 29 nëntor 2016.

“Më 6 dhjetor, gjithashtu në përputhje me Kodin Doganor dhe Akcizave të Republikës së Kosovës, unë kam themeluar Komisionin  për shqyrtimin e aplikacioneve dhe përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për pozitën e Drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Republikës së Kosovës. Procesi ka qenë  shumë transparent dhe ka tërhequr shumë aplikime. Kanë qenë 22 aplikantë që kanë shprehur interesim për t’u zgjedhur si drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, prej të cilëve  12 janë ftuar në intervistë nga Komisioni”.

“I gjithë procesi është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë implementues dhe Ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë. Komisioni në dakordim me Partnerin implementues ka sjellë tek unë listën e ngushtë, ku ka prezantuar 3 emra të renditur sipas poenëve që kanë arritur në intervista,  z. Bahri Berisha, z. Kujtim Qafleshi dhe znj. Valdete Krasniqi. Në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit, kryeministri Isa Mustafa sot ka nënshkruar vendimin për zgjedhjen drejtor të Doganës të z. Bahri Berisha, pasi që ka dalë kandidati më i suksesshëm në procesin e konkurrimit”.

Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti falënderoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell, për mbështetjen dhe kredibilitetin që i ka dhënë këtij procesi.

“Ky është emërimi i parë në pozita të larta në bazë të Memorandumit të  Mirëkuptimit që ka nënshkruar ambasadori i Britanisë së Madhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës; që është një sukses i plotë dhe që ka siguruar një transparencë maksimale gjatë gjithë këtij procesi. Unë besoj që ky do të jetë një shembull në emërime të tjera të larta në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ministri Hoti.

 

Ai theksoi se “ Kjo është diçka që duhet për tu uruar, për ta lavdëruar Qeverinë e Republikës së Kosovës për këtë vendim. Dhe më vjen shumë mirë që në procesin e parë të këtij projekti të përbashkët është treguar ky vullnet politik dhe që është tepër i nevojshëm.

 

Në këtë konferencë, ministri Avdullah Hoti gjithashtu bëri të ditur se sot Qeveria Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka aprovuar 4 Marrëveshje prej të cilave 158 milionë euro janë marrëveshje financiare për financim të projekteve të ndryshme, njëra në vlerë 33 milionë euro me Qeverinë e Austrisë për financim të projekteve, në arsim, shëndetësi, në ujëra dhe në fusha të tjera, Marrëveshja tjetër me Qeverinë e  Francës në vlerë prej 66  milionë euro për ndërtimin e impiantit të trajtim të ujërave të zeza në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliqin, dhe Marrëveshja në vlerë 62 milionë eurove me Qeverinë e Hungarisë për trajtimin e ujërave të zeza në liqenin e Batllavës dhe disa projekte të tjera në fushën e ujërave. Dhe gjithashtu Marrëveshja për garancinë shtetërore  për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës në vlerë prej 24 milionë euro.

conn

Image may contain: 3 people, people standing and suit

Image may contain: 3 people, people standing

Të ngjashme