Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urime nga drejtori ekzekutiv dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, e ka uruar kryeministrin Kurti për fitoren plebishitare të 14 shkurtit 2021 dhe rikthimin e tij në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në letrën e urimit, drejtori Iseni ka thënë se Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në çdo kohë dhe me tërë potencialin institucional do të jetë në dispozicion dhe shërbim të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke i uruar kryeministrit Kurti suksese në realizmin e misionit për zhvillimin e vendit, ka thënë se i ka gjithmonë dyert e hapura dhe përkrahjen e duhur të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.