OEK: Ekspertiza dhe standardet evropiane të jenë udhërrethyes për rregullimin e çështjes së homologimit

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike e Kosovës është duke përcjellë me vëmendje deklaratat dhe debatet e ditëve të fundit në lidhje çështjen e kontrollit të automjeteve rastin e importit në Republiken e Kosovës.

Duke marrë parasysh faktin qe shumë nga anëtaret e Odës ndikohen nga çdo akt ligjor qe ka efekte ekonomike, ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që aktet e tilla të jenë me efekte pozitive për komunitetin e biznesit, duke respektuar standardet evropiane dhe parimet e ekonomisë së tregut.

Raportet nga instancat e ndryshme të Bashkimit Evropian, përfshirë Raportin e Progresit dhe ekspertizen nga ekspertet e TAIEX-it duhet të jenë udhërrethyes, për vendimmarrje në çdo segment që rregullon tregun e brendshëm.

Oda Ekonomike e Kosovës është e gatshme të lehtësoje një proces rregullativ në këtë fushë, me përfshirje të gjtiha palëve të interesit, konform standardeve evropiane dhe në harmoni të plotë me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Të ngjashme