Edhe pse me vonesë është bërë rishikimi i Buxhetit për vitin 2017 Oda Ekonimike e Kosovës e ka analizuar buxhetin dhe shpreh konsideratën më të lartë të Ministrisë së Financave për punën profesionale dhe qasjen e treguar përmes Buxhetit 2018 për të mirën e sektorit privat, shtresave sociale, shëndetësisë, arsimit dhe në përgjithësi për të mirën e vendit tonë.
Në shikim të jashtëm, ende pa u mbushur dy muaj mandate të Qeverisë, futja në fuqi e rishikimit të Buxhetit 2017 finalizimi si dhe aprovimi në Qeveri i Buxhetit për vitin 2018 jo vetëm që ka trimeruar biznesin vendor por ka motivuar edhe investitoret e huaj me seriozitetin e treguar të Qeverisë së Kosovës.
Në veçanti vlersojmë lartë adresimin në menyre profesioanle sipas prioriteve kërkesat për të cilat ka nevojë urgjente shteti për ti adresuar. Këto prioritete përputhen me kërkesat e ushtruara dhe argumentuara nga Oda Ekonomike e Kosovës me vite.
Kërkesa e parë e jona ka të bëjë me sundimin e rendit dhe ligjit, ku në shumë studime tona është paraqitur si problem për ambientin biznesor në Kosovë.
Me buxhetin e vitit 2018 kjo është adresuar duke rritur buxhetin në këtë kategori në 246 milion euro për herë të parë në Kosovë. Kjo tregon seriozitetin dhe përkushtimin institucional të vendit tonë jo vetem në mbrotje të së drejtës por edhe në motivimin e investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë duke përmirësuar përcepcionin dhe imazhin e krijuar për ne.
Pika tjeter që është adresuar për herë të parë në mënyrë argumentueses është arsimi për çka edhe është rritur buxheti prej 22 % për vitin e ardhëshëm. Kjo është baza e zhvillimit jo vetëm e shoqerisë por që ndikon drejpërdrejt edhe në zhvillim ekonomik të vendit dhe rritjen e atraktivitetit sektorial për tërheqjen e investorëve të huaj.
Me pas ky buxhet i aprovuar me rritje të investimeve kapitale në infrastrukturë dhe rritjen e konkurentshmërisë në më shumë se 32 % krahasuar me buxhetin 2017, tregon që është buxhet shpresëdhënës për zhvillim ekonomik duke shtuar këtu edhe vendimet e ditëve të fundit për lirim nga tatimi doganor për lëndë të parë, gjysemprodukte, linja të prodhimit, paisje të IT-së dhe lirimet nga akciza për mazut, naftë, gas etj, që është një orientim institucional drejtë mbështetjes së sektorit privat e në veçanti rritjen e volumit prodhues dhe brendimin e produkteve “ Made in Kosova”.