OEK shpall tatimpaguesit dhe eksportuesit më të mirë vendës

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 10:41 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me Ministrinë e Financave (MF), Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganat e Kosovës, kanë shpallur 15 tatimpaguesit më të mirë për vitin 2017 si dhe 20 eksportuesit më të mirë vendës, raporton Ekonomia Online.

Ceremonia e ndarjes së këtyre titujve u mbajt me rastin e 55-vjetorit të themelimit të OEK. Drejtori i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se prodhuesit vendës janë gjenerator i zhvillimit ekonomik prandaj edhe duhet të mbështeten.

“Brengat e bizneseve i kemi nda me Doganat me ATK-në dhe problemet janë zvogëluar prandaj jemi ku jemi. Jemi këtu sot që të ja vëmë vulën proceseve ekonomike.  I kemi kontribuuesit më të mëdhenj të kohës prandaj rezultatet janë më të mëdha”, tha ai.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, vlerësoi se OEK ka përfaqësuar bizneset në mënyrën e duhur.

Ai tha që do të angazhohet për sektorin privat dhe se asnjë ligj nuk do të procedohet pa marrë komentet e bizneseve pjesëmarrëse të OEK.

“E kam thënë disa herë që njerëzit të cilët punojnë e punësojnë shumë njerëz e mbushin arkën e shtetit duhet me pas respekt për ta. Ne jemi të relaksuar, jo pa obligime e pa përgjegjësi, por kur i shohim të hyrat rezultati është i kënaqshëm”, u shpreh ai.

Sakip Imeri, drejtori i ATK-së, tha se këtë tatimpagues i kanë sjell 770 milionë euro në buxhet.

“Administrata është e orientuar drejt shërbimeve elektronike, të cilat mundësojnë shërbime më të mira për tatimpaguesit. ATK me kapacitetet e saj është e përgatitur që të zbatoj iniciativat e qeverisë që janë në funksion të lehtësimit të të bërit biznes. Prioritet është luftimi i informalitetit në Kosovë. Përzgjedhja e 15 tatim paguesve ka qenë një përgjegjësi e madhe dhe e veshtisë sepse lista e tatimpaguesve ka qenë e gjatë. Këta tatim pagues kanë sjellë 770 milionë euro në buxhet” tha ai.

Drejtori i Doganave të Kosovës, Bahri Berisha, bëri të ditur që Kosova ka pasur eksport prej 300 milionë eurosh gjatë këtij viti dhe se nga 20 eksportues shpreson që vitin e ardhshëm të jenë 200.

“Doganat gjatë këtyre viteve ju ka nënshtrua shumë reformave për përmirësimin e situatës. Dogana e Kosovës është në vendin e 40 për reformat që i ka bërë në të bërit biznes përtej kufijve”, tha Berisha.

Tatimpaguesit e vitit 2017 janë: “ELKOS” Sh.P.K, “Viva Fresh” Sh.P.K, “BECHTEL ENKA-GP”, “IPKO Telecommunications” L.L.C, “COCA-COLA HELLENIC BOTTLING COMPANY-KOSOVO L.L.C”, “SHARRCEM” Sh.P.K, “TEB”  Sh.A, “ABI” Sh.P.K, GNTC” GORENJE NITI-TIKI COMPANY”SH.A, “MERIDIAN  EXPRESS”  Sh.P.K., “FRUTEX” Sh.P.K, “SOLE  KOSOVA” Sh.P.K, “AMERICAN HOSPITAL KOSOVA” Sh.P.K, Kompania e Sigurimeve “SCARDIAN” J.S.C. dhe “EUROLA”  Sh.P.K.

Eksportuesit e vitit 2017 janë: “NEWCO FERRONIKELI” COMPLEX L.L.C, “KOSOVO ELEC SUPPLY COMPANY” JSC, “TREPÇA”-ndërmarrje në administrim, “REC KOS” Sh.P.K, “EX FIS” Sh.P.K, “KIVO” L.L.C., “IMK-INDU META E KOSOVËS” Sh.P.K, “BIRRA PEJA” Sh.A ,”INTER STEEL” Sh.P.K, “NDERIMI” Sh.P.K, “NEWKO BALKAN” L.L.C, “FRUTEX” Sh.P.K , “ADI” Sh.P.K, “G PLUS” Sh.P.K, “DEVOLLI CORPORATION” Sh.P.K, “AVATAR” Sh.P.K, “PRO CREDIT BANK” Sh.A, “M & SILLOSI” Sh.P.K, “LISI FF” Sh.P.K. dhe “ELKOS” Sh.P.K.

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing and suit

Të ngjashme