Doganierët në Vërmicë dhe Han të Elezit kapin 10 kg drogë

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 15:41 | Nga

Gjatë kësaj jave oficerët doganor në dy raste të ndara kanë arritur të kapin afër 10 kg substanca narkotike në Vërmicë dhe rasti i dytë në Han të Elezit.

Në rastin e parë gjatë hyrjes për në Kosovë, rreth orës 21:45 të mbrëmjes së 7 shtatorit një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë e drejtuar nga një shtetas Kosovar është përzgjedhur për kontroll të vijës se dytë nga ana e zyrtarëve doganore.

Pasi që është kryer hapja e makinës ne pjesën e përparme të motorit të automjetit janë vërejtur ca lecka të vjetra përmbi pjesë të ndryshme të makinës. Pas heqjes së tyre janë gjetur substancat e dyshuara narkotike, të cilat pas konfiskimit kanë konstatuar se sasia ishte afër 2.5 kg e shpërndare në katër paketime të ndryshme. Pas zbulimit është kryer kontrolli i tërësishëm i automjetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me ndihmën e pajisjeve te sofistikuara Amerikane.

Derisa në rastin e dytë të ndodhur me datë 8 shtator rreth orës 01:50 gjatë daljes nga Kosova përmes Hani i Elezit ku një veturë me targa të Serbisë e drejtuar nga një shtetas serb gjithashtu është përzgjedhur për kontroll pas dyshimeve nga ana e oficerit policor dhe doganor.

Gjatë kontrollit në vijë e parë nga ana e oficereve doganor të asistuar nga oficerët policor, është hasur në substancë të dyshuar narkotike e cila ishte e fshehur në pjesët e pasme të ulëseve të para (mbështetëse). Më pas vetura është dërguar në garazh ku nga kontrolli detal ka rezultuar se janë gjithsej 10 paketime (qese të mbështjella) me substanca të dyshuara narkotike ku pas përfundimit është konstatuar sasia me mbi 6.5 kg.

Personat e dyshuar janë arrestuar nga ana e Policia e Kosovës si dhe rastet kanë kaluar për procedim të mëtejmë nga Policia e Kosovës.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme