Oficerë të EULEX-it kanë dalë nga zyrat e OVL-UÇK-së, me disa pako, në të cilat supozohet se janë dosjet që janë sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së.
Bastisja në këto zyra ende është duke vazhduar, raporton Ekonomia Online.
EULEX-i gjatë ditës ka bastisur këto zyrat e veteranëve ku edhe kanë arrestuar kryetarin Hysni Gucati.