Oficerët e FSK-së diplomojnë në Shtetet e Bashkuara

Prishtinë | 11 Dhj 2024 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Dy oficerët e Forcës së Kosovës, kapiten Çlirim Morina dhe kapiten Bardhyl Dugolli kanë përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manovrës në Qendrën e Ekselencës së Manovrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Ekonomia Online.

Në përshkrimin që FSK-ja i ka bërë këtij njoftimi thuhet se ky kurs prestigjioz përgatit liderët për të marrë përgjegjësi si komandantë të kompanive dhe oficerë të stafit, duke u fokusuar në luftimin e kombinuar të armëve në nivel taktik.

“Kapitenët tanë kanë treguar përkushtim dhe aftësi të larta, duke kaluar me sukses vlerësime të strikte në procedurat e komandës, menaxhimin e trajnimit të njësisë, dhe procesin e vendimmarrjes ushtarake”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas tyre oficerët kosovarë kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme në të menduarit në fushëbetejë, komunikimin efektiv, dhe kujdesin për ushtarët dhe familjet e tyre.

Të ngjashme