Kapiten Kreshnik Dreshaj ka diplomuar në Kursin e Karrierës së Kapitenëve në Inxhinieri Ushtarake, në Fort Leonard Wood, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ai tha se trajnimi ka për fokus përgatitjen e liderëve të rinj për planifikim, udhëheqje e drejtim të operacioneve të inxhinierisë ushtarake.
“FSK po ngrit kapacitetet profesionale me ndihmën e partnerëve dhe me standardet më të larta të vendeve të NATO-s”, shkroi ai.