Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka konfirmuar se merr përgjegjësinë e plotë për luftën kundër drogës, në të cilën mijëra njerëz janë vrarë deri më tani.
Duterte theksoi se kurrë nuk do të gjykohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Mandati i presidentit të Filipineve skadon vitin e ardhshëm dhe tha se do të përballet vetëm me gjykatën filipinase për të gjitha krimet e supozuara.
Duterte deklaroi se nëse dikush shkon në burg, do të jetë ai, si dhe se do të marrë përgjegjësinë e plotë, transmeton reuters.
“Do të përsëris atë që kam thënë tashmë, nëse shkatërroni vendin tim dhe shkatërroni të rinjtë duke i furnizuar me drogë, po shkatërroni të ardhmen. Nëse shkatërroni vendin, unë do t’ju vras”, theksoi Duterte.
Presidenti i Filipineve tha se, një ditë pasi Ministria e Drejtësisë njoftoi se do të auditonte mijëra vrasje, pasi u publikuan detajet e serisë së parë të rasteve, që tregon për një “lojë të pistë” të dhjetëra policëve, ku u vranë mijëra njerëz.
Filipinet janë nën presionin e Kombeve të Bashkuara për të hetuar akuzat për vrasje sistematike të të dyshuarve për trafik droge dhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila ka thënë se do të hetojë fushatën kundër drogës të Dutertes.
Policia ka vrarë më shumë se 6,000 njerëz në operacionet kundër drogës, por aktivistët thonë se persona të armatosur misteriozë kanë vrarë mijëra përdorues dhe trafikantë droge, ndërsa policia e Filipineve i mohon akuzat.