Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se një grup i armatosur ka ndaluar furnizimin me ujë të pijshëm në kryeqytetin Libian, dhe ka bllokuar të gjitha tubet që dërgojnë ujin jo vetëm në Tripoli, por edhe në qytetin rreth tij.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric tha të hënën se zyrtarët e menaxhimit të krizave humanitare janë shumë të shqetësuar për ndalesat e ujit të pijshëm, raporton Fox News.
Ai tha se shumë lagje të Tripolit tashmë kanë mbetur pa ujë në çezmat e tyre, “dhe pritet që kjo të jap efektin e saj në dy dytët e ardhshme”.
Libia hyri në gjendje kaosi që nga vrasja e diktatorit Moammar Gadhafi, në vitin 2011.
E vetëshpallur, Ushtria Kombëtare e Libisë, e udhëhequr nga Khalifa Hifter, filloi një ofensivë nga pjesa lindore e shtetit, më 4 prill të këtij viti, duke tentuar që ta kontrollojë kryeqytetin Tripoli. Forcat e Hifterit janë duke u përballur me policinë e qeverisë, e cila është e njohur nga OKB-ja.