Organizata ndërkombëtare e punës (ILO) miratoi sot traktatin e parë ndërkombëtar për dhunën dhe ngacmimin në punë, duke përfshirë parimin e sanksioneve, një tekst i shumëpritur, veçanërisht që prej nisjes së lëvizjes #MeToo.
Konventa u miratua me shumicë të theksuar në takimin vjetor të ILO-së, një agjenci njëqindvjeçare e Kombeve të Bashkuara ku bëjnë pjesë qeveri, punëdhënës dhe sindikata nga 187 shtete.
Tashmë i takon shteteve të ratifikojnë tekstin në mënyrë që të bëhet i detyrueshëm. Konventa do të hyjë në fuqi një vit pas ratifikimit nga të paktën dy shtete.
‘’Moment historik’’, deklaroi zvicerani, Jean-Jacques Elmiger, i cili drejtoi seancën e diskutimeve.