OKB: Pandemia nuk e ka ndalur ndryshimin klimatik

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 06:52 | Nga Ekonomia Online

Ndryshimi i klimës po vazhdon pa u ndalur, pavarësisht ngadalësimit ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, paralajmëroi sot OKB në një raport të ri.

Raporti “Së Bashku për Shkencën” 2020, i përpiluar nga OKB, Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) dhe grupe të tjera globale të shkencës, ofron një pamje të gjendjes së klimës globale.

“Ky raport është katalogu i një krize klimatike, që po përkeqësohet nga ora në orë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.

Studimi tregoi se emetimet e gazrave serrë janë afër niveleve parapandemike, pas një rënieje të përkohshme të shkaktuar nga bllokimet globale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme