Omicron mund të jetë varianti më shqetësues i pandemisë, por jo i fundit

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Ashtu si të gjitha gjallesat edhe viruset evoluojnë. Ky fakt është bërë edhe më i qartë gjatë pandemisë, pasi variante të reja shqetësuese janë shfaqur çdo disa muaj.

Disa nga këto variante kanë qenë më të transmetueshëm duke u bërë dominant në shumë vende. Kjo aftësi e përhapjes i është atribuuar mutacioneve në proteinën “spike”, që e lejojnë virusin të lidhet me receptorët ACE2.

ACE2 janë receptorë në sipërfaqen e qelizave tona, duke lejuar virusin të hyjë në organizmin tonë dhe riprodhohet. Këto mutacione lejuan variantin alfa, dhe më pas variantin delta, të bëhej dominant globalisht. Dhe shkencëtarët mendojnë që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Omicron, raporton abcnews.al.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme