Në Klinikën e Kirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është operuar me sukses pacientja Lumturie Lata, 48 vjeçare, rast tejet i rrallë, me tumor në mëlqi mbi 2 kilogram.
Operacioni ka zgjatur më shumë se shtatë orë dhe është kryer nga ekipi i mjekëve i udhëhequr nga dr. Rifat Berisha-kirurg.
Pacientja ndjehet shumë mirë dhe gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve.